Jamarbër Marko: Ne nuk u pamë asnjëherë më

fjalët e fundit jamarbër marku
Jamarbër Marko

Ata të thyen më dysh
Unë t’i bashkova me kujdes pjesët.
Ata të copëtuan e të shpërndanë në botë
Unë jetova shumë jetë
I gjeta copat dhe të ngrita përsëri.
Ata të shtypën e të bën pluhur
Dhe era e ftohtë e kënaqësive të tyre
Të shpërndau kudo.
Unë pagova jetën
Mblodha pluhurin
E zbuta dhembjen
Dhe formova përsëri atë ç’ka ishe ti.
Ti dole në rrugën e madhe
E ne nuk u pamë
Asnjëherë më.

ObserverKult


Petro Marko

Lexo edhe:

PETRO MARKO: ARRESTIMI I DJALIT, GJËJA MË E RËNDË E JETËS SIME

Kishte provuar shumë burgje dhe vuajtje, por asnjëra nuk ishte aq e madhe sa ajo që përjetoi atë ditë gushti të vitit 1975, kur i arrestuan të birin. Pastaj, shumë të njohur e miq as nuk do i flisnin, por shkrimtari nuk bën me faj askënd. Frika kish modifikuar sjelljet njerëzore.

Të rrallë ishin ata që e mposhtën frikën, për hir të miqësisë, si Koço Kosta, që u kthye nga rruga dhe i tha: “Do të të përqafoj një herë, pa le të më varin”. Përjetimet e Petro Markos në ditën e arrestimit të të birit dhe në vitet që e ndoqën, të shkruara nga vetë ai.

Ishte afruar si një dallgë vigane, me një uturimë të brendshme, e pashmangshme, derisa ishte përplasur mbi ta. Mesnatën e 7 gushtit 1975, forcat e Sigurimit kishin hyrë në shtëpinë e Petro Markos dhe kishin arrestuar djalin e tij, Jamarbër Marko. Ishte dallga e radhës në detin e trazuar të jetës së Petro Markos, por asnjë më parë nuk kish qenë kaq shkatërruese.

“Më 7 gusht 1975, në orën 12 të natës, djali u arrestua në shtëpi… Pasi i vunë prangat djalit dhe e morën, nuk lanë gjë pa kontrolluar. Arrestimi i djalit qe gjëja më e rëndë e jetës sime”, shkruan Petro Marko në kujtimet e tij, të përmbledhura në librin “Retë dhe Gurët” i OMSCA-1, i botuar 20 vite më parë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult