Jamarbër Marko: Një ditë që nuk solli asgjë

fjalët e fundit jamarbër marku
Jamarbër Marko

Poezi nga Jamarbër Marko

Fjalët do sillnin
Tisin që mbulon sëpatat dhe xhelatët,
Fshehur në bimët dhe lotët e patharë.
Ëndjet do sillnin
Shkatërrimin e vogël të ngurrimit,
Në sheshin bosh të marrëzisë
Ku i panjohuri mbledh thërrimet e romantikës tënde.
Pa e ngritur kokën
Mendimi do zbukurohej në pasqyrën e mirësisë.
Shoqja ime e së papriturës
Falma këtë buzëqeshje të vogël,
Të greminës së madhe ku dëgjojmë
Përrallën e vogëlushes së zbathur.

ObserverKult

———————————-

LEXO EDHE:

PETRO MARKO: ARRESTIMI I DJALIT, GJËJA MË E RËNDË E JETËS SIME

Kishte provuar shumë burgje dhe vuajtje, por asnjëra nuk ishte aq e madhe sa ajo që përjetoi atë ditë gushti të vitit 1975, kur i arrestuan të birin. Pastaj, shumë të njohur e miq as nuk do i flisnin, por shkrimtari nuk bën me faj askënd. Frika kish modifikuar sjelljet njerëzore. Të rrallë ishin ata që e mposhtën frikën, për hir të miqësisë, si Koço Kosta, që u kthye nga rruga dhe i tha: “Do të të përqafoj një herë, pa le të më varin”. Përjetimet e Petro Markos në ditën e arrestimit të të birit dhe në vitet që e ndoqën, të shkruara nga vetë ai.

Ishte afruar si një dallgë vigane, me një uturimë të brendshme, e pashmangshme, derisa ishte përplasur mbi ta. Mesnatën e 7 gushtit 1975, forcat e Sigurimit kishin hyrë në shtëpinë e Petro Markos dhe kishin arrestuar djalin e tij, Jamarbër Marko. Ishte dallga e radhës në detin e trazuar të jetës së Petro Markos, por asnjë më parë nuk kish qenë kaq shkatërruese.

“Më 7 gusht 1975, në orën 12 të natës, djali u arrestua në shtëpi… Pasi i vunë prangat djalit dhe e morën, nuk lanë gjë pa kontrolluar. Arrestimi i djalit qe gjëja më e rëndë e jetës sime”, shkruan Petro Marko në kujtimet e tij, të përmbledhura në librin “Retë dhe Gurët” i OMSCA-1, i botuar 20 vite më parë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU