Ana, nuk është shiu fajtor
që syrit tënd iu fik shkëndia.
Pranoje me zemër në dorë,
se të dërrmoi, të shoi vetmia.
E njoh këtë lot që përvëlon
kur e dalloj në sy të huaj.
Ana, s’e di në më beson,
por unë, njëlloj si ti po vuaj.
Eja pranë meje dhe mos qaj,
vetëm të lutem, përgjëruar.
Thuaj ç’ të duash veç asaj,
se gjoja më ke dashuruar.
Ana, ndjen dhembje çdo njeri
në errësirë i frikësuar.
Sa ka që shesin dashuri,
veçse një natë për të kaluar.
Sa ka që thonë të dashuroj
dhe e mohojnë, thjesht, të gënjeva.
Ana, k’të fjalë, po ta premtoj,
s’ kam për ta thënë, po nuk e ndjeva.
Shqipëroi: Arqile Garo