Mori xhaketën e varur pa derdhur asnjë pikë lot dhe iku –
sikur të merrte hënën e varur në qiellin veror.
Ai nuk e besoi. Priti të njëjtën mbrëmje,
ditën tjetër dhe tjetrën ditë. Priti.
Pasi u mbushën dy javë, me kthimin e hënës,
e dinte që nuk do të vinte. Vetëm pasqyra
ishte e vetmja që e kujtonte si një dritare e hapur
në një qiell pa hënë.
Sepse e kishte marrë me vete xhaketën e saj.
Përktheu: Ilaz Bobaj