Janis Ricos: Mos thuaj jo…

Ende kjo natë-pëshpërin;-mos thuaj jo. Dritat. Reklama.
Karriget e hekurta në tarracë. Ja dhe një yll.
Urën pallatet e rinj po e fshehin gjithnjë e më tepër.
Tapeti i madh i së vdekurës, mbështjellë në thes,
lidhur me spango, rri drejt, mbështetur në mur;
naftalina ka mbaruar me kohë; dëgjohet mola
ndërsa çapitet pingul gjer lart, më lart se tymtari,
shumë më lart, gjer tek ai ylli që, vërtet, padashur
i patëm besuar gjyzlykët, orën e dorës,
makinën e rrojës, pasqyrëzën, gërshërët,
kalendarin e murit, cigaret, thuajse gjithë jetën tonë.

Përktheu: Romeo Çollaku

*Titulli i origjinalit: “Padashur