Jasmina Kotrri: O shpirti jem besnik…

O shpirti jem besnik,
sa shumë të kam përpjestúe,
ndër hove,
që ritmin t’a kanë cungúe.
Ndër érna,
të kam lanë
me u thâ,
të atyne
që shpesh të kanë vrâ.
Ndër vrapime
të kam ndjekë
si fmi,
sa herë që doren
na kanë shtrí.
O shpirti jem fisnik,
sa shumë të kam lakúe,
ndër “miq”
që të kanë “zhburrnúe”
pa dert hiç,
e copë e grimë
t’a kanë bâ
çdo ndjesí.
E tash
borxhi jem ásht,
má fort
me të dashtë
e me të udhëzúe,
me múe bashkë,
atje,
ku ke me u numërúe,
ashtu si je…
besnik…