Jasques Prèvert: Barbara…

Kujtohu Barbara
Binte shi pa pushim atë ditë në Brest
Dhe ti ecje nën shi
E qeshur e magjepsur e qullur
Kujtohu Barbar
Binte shi pa pushim mbi Brest
Dhe unë të takova në rrugën e Siamit
Ti qeshje
Qeshja dhe unë
Kujtohu Barbar
Ti që unë s’të njihja
Ti që nuk më njihje
Kujtohu
Kujtohu sidoqoftë për atë ditë
Mos e harro
Një burrë strehohej nën një portik
Dhe thirri emrin tënd
Barbara
Dhe ti vrapove drejt tij nën shi
E qullur e magjepsur e harlisur
Duke u hedhur në krahët e tij
Kujtohu për këtë Barbara
Dhe mos ma merr për të keq që po të flas me ti
Unë iu flas me ti të gjithë atyre që dua
Edhe nëse s’i kam parë veçse një herë
Unë iu flas me ti të gjithëve atyre që duhen
Edhe po të mos i njoh
Kujtohu Barbara
Mos e harro
Këtë shi të mirë dhe të lumtur
Mbi fytyrën tënde të lumtur
Mbi këtë qytet të lumtur
Këtë shi mbi det
Mbi kantierin detar
Mbi anijen Uesant
Oh Barbara
Ç’gomarllek lufta
Po ç’u bëre sot
Nën këtë shi hekuri
Zjarri çeliku gjaku
Dhe ai që të shtrëngonte midis krahëve
Me dashuri
Mbase ka vdekur i dëshpëruar zhdukur ose përkundrazi
Jeton ende
Oh Barbara
Bie shi pa pushim mbi Brest
Si ç’binte më parë
Por nuk është më kështu dhe është prishur gjithçka
Është një shi zije i hidhur dhe i tmerrshëm
Nuk është as stuhi
Hekuri çeliku gjaku
Por vetëm re
Që ngordhin si qen
Si qen që zhduken
Duke ndjekur rrymën mbi Brest
Dhe shkojnë larg që të kalben
Larg larg nga Bresti
Ku s’ka më asgjë.

Përktheu: Faslli Haliti

ObserverKult

————-

Lexo edhe:

JASQUES PRÈVERT: NJERIU QË DOJA VDIQ…

Ku shkoj e nga vij,
Pse jam qullur.
Hajt, s’është e vështirë ta kuptosh.
Po bie shi.
Shiu është shi.
Unë eci nën të – dhe pastaj,
Dhe pastaj asgjë tjetër
Shkoni në rrugën tuaj,
Si unë në timen.
Përse llokoçitem në llucë?
Sepse më pëlqen.
Po shiu, shiu më bën të qesh.
Qesh për gjithçka, gjithçka, gjithçka.

Poezinë e plotë e gjeni KETU