Je gati të më duash edhe njëherë?

sikur enderroja poezi nga ndoc gjetja

Nuk më ka dhembur asnjëherë e djeshmja. Por jam lutur përherë mbi të njëjtën gjë, uroj që për aq fort sa jam lënduar, të gëzohem, për aq herë sa jam trishtuar të lumturohem, për aq herë sa të kam dashur, të më duan edhe mua njëherë.

Në një pasdite e gjeta veten të humbur, e di kur ndodhesh thjesht ndërmjet disa ndërtesave dhe heziton për të marrë një rrugë të caktuar sepse nuk di se ku do dalësh? Por gjithsesi rrezikon. Ky çast më krisi dhe njëherë shpirtin, më ngjau njëjtë si historia jonë, humbje midis shumë ndërtesave, pa një shenje, pa një dritë!

Nuk besoj se ka ditë më të trishtë sesa ajo në të cilën të thyhet zemra. Asnjë ditë nuk i përngjan asaj, asnjë ndjesi, ai çast është tmerrësisht unik. Ke një hidhësi në stomak, ose një boshllëk ose një dicka pa emër, por ti thjesht e di që të dhemb shumë.

Thuhet se rrëzimi më i fortë ka ngritjen më të lartë por në fakt në atë cast vetëm ngritje nuk të del përballë. E ke vënë re sa të shëmtuar bëhen edhe njerëzit përreth, se si i zihet fryma cdo molekule të ëmbël të ajrit?

Nuk besoj se ka dilemë më të pabesë që të bën jeta në raste të caktuara, por besoj fort se universi me kast na vendos në situata të tilla. Mua smë ka mbajtur asnjëherë me hatër! Prita që ta bënte vetëm njëherë, vetëm këtë herë, sepse universi e di fort mirë se  sa fort doja të isha e përkëdhelura e fatit!

Do të të ndjekë në çdo muzikë kujtimi im e për cdo cep rruge që është gjurmëzuar në fotot e tua, do të dhembë mungesa ime. Unë do të të ndjek padashje në cdo natë kur njëri tjetrit i jemi premtuar të duhemi, do të trishtohesh atëherë kur zemra të të shtrëngojë për fytyrën time.

Unë do të jem me ty, edhe në ditët e tua më të lumtura, jam gdhendur në mëndjen tënde si ndjesia më e bukur e jetës, unë do të të pres në ëndërr, aty takohen shpirtrat e lënë peng.

Sa herë me mëndje je dorëzuar? Sa herë të është rraskapitur ndjesia deri në atë ajër që edhe frymën të ka ngushtuar? Thuamë, sa herë të është thyer zemra?

… je gati të më duash edhe njëherë?! Të duhemi prap të lumtur si dje, të gëzohemi për sa herë jemi trishtuar, të duhemi për aq kohë sa të rifillojmë edhe njëherë. Je gati?/filozofia.al