Jeff Weddle: Do të vjen koha

Poezi nga Jeff Weddle

Një ditë do të plakesh
ndërsa unë ndoshta do të jem i vdekur
dhe ndoshta do të pyesësh veten
çfarë u bë me mua
ose çfarë mund të ketë ndodhur
dhe ti nuk do ta shohësh këtë poezi
fshehur në faqet e një libri
që askush nuk e ka lexuar
dhe nëse i ke lexuar disi këto fjalë
ti kurrë nuk do ta kuptoje
se ty po të flas drejtpërdrejt
këtë moment, bile edhe i vdekur
dhe si gjithmonë të uroj shëndet,
lumturi,
të gjitha gjërat e mira
me bollëk
edhe njëqind vjet bukuri
dhe, mbi të gjitha, loçka ime,
dashuri.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

JEFF WEDDLE: EDHE KJO BËN VAKI

Poezi nga Jeff Weddle

Një ditë do të shkruaj
me hirin e qenit tim,
plak dhe i qetë,
duke bërë kokrrën e qejfit në kauç, do
t’i ha krejt dy byrekë me qershi
dhe nuk do të shtoj fare peshë.
Një ditë do të qesh
me miqtë që më kanë munguar,
do të fal dhe shpresoj se do të më falin.
Një ditë fëmijët e mi
do të përpiqen t’u shpjegojnë, se kush isha sipas tyre,
njerëzve që nuk do t’i njoh kurrë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult