Jeff Weddle: Të gjitha rrugët

Ti m’je bashkudhëtare
e ëndrrave të mia
misteri im më intim
dhe ti i ke harruar
të gjitha gjërat që i dua fort
kjo jetë duhet të jetë e sjellshme
me disa
ose përndryshe ti nuk do të ishe
gjithë ato këngë të lumtura
ama kush janë ata
të lumturit
nuk është zbuluar
sall këto ëndrra
që më mbajnë
dhe jam i sigurt
se nuk do ta kuptoj
kurrë jetën time
e bukura ime
as ëndrrat
që më kullojnë gjak
dhe as pse je
kaq larg.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:


JEFF WEDDLE: E PASHMANGSHME