Jericho: Ëndërr e prerë (teksti dhe kënga)

Titulli origjinal dhe vargjet e recitalit nga poezia e Dritero Agollit “Ëndërr e Prerë”
Muzika dhe teksti: Petrit Çarkaxhiu

Na këndo një këngë të bukur, sonte të harrojmë,
Ç’i tregojnë sytë mendjes sime, zemra s’e pranon,
Si u bë që këtu ju gjetëm, vaj mor ç’paskët qenë,
Çfarë t’ju themi ne fëmijëve, kur shpresat ju then.

Na këndo një këngë të bukur, t’lutem mos pusho,
A s’ma sheh syrin që m’dridhet, dhimbjen mos e shto,
Nëpër rrudhat e fytyrës, jetën ju dëftojë,
Janë këto vitet që m’i vodhët me pelin në gojë.

Ku jeton dashuria, ku rritet mirësia,
ku frymon njerëzia, të frymojmë dhe ne.
Ëndrrat do t’i jetojmë, ditët ne t’i gëzojmë,
Besës sot i këndojmë, për një jetë të re.

(Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë,
ështe turp kaq shpejtë te rrish e të vdesësh,
Ne endërronim një vdekje më të mirë,
Duke vdekur fytyrat tona t’i shihnim në pikën e vesës)

Ku jeton dashuria, ku rritet mirësia,
ku frymon njerëzia, të frymojmë dhe ne.
Ëndrrat do t’i jetojmë, ditët ne t’i gëzojmë,
Besës sot i këndojmë, për një jetë të re.