Jeta sigurisht që është e vështirë, ama në thelb mbetet e bukur dhe ia vlen të jetohet. Ajo mund të bëhet shumë më e lehtë, nëse do të kuptojmë se cilat duar të shtrëngojmë dhe cilat duar jo.
Jini mirënjohës dhe krenarë për përpjekjet që keni bërë në jetën tuaj. Ato ju shndërruan në personin që jeni sot. Janë ato përpjekje që do ta ndriçojnë jetën tuaj në errësirë. Vetëm besoni në veten tuaj dhe ëndërroni shumë. Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja dhe punoni fort për t’i realizuar ato.
Jeta është e shkurtër, jetoje. Dashuria është e rrallë, rrëmbeje. Zemërimi është i keq, largoje. Frika është e tmerrshme, përballoje. Kujtimet janë të ëmbla, ruaji. Kur jeta duket e padurueshme, duro. Sepse nuk e dini ende se çfare ju pret në anën tjetër të medaljes. Jeta është plot me mistere të panjohura, aventura dhe suksese të paarritura.
Një herë jeta pyeti vdekjen: “Pse njerëzit mua më duan dhe ty të urrejnë?. Vdekja ia ktheu: “Ti je një gënjeshtër e bukur, kurse unë jam një e vërtetë e dhimbshme”. Ndaj jini të lumtur dhe mirënjohës për jetën tuaj dhe gjërat që keni arritur në këtë jetë. Ka njerëz që kanë më pak, por janë shumë më të lumtur se ne, sepse e kanë kuptuar që lumturia mbjell lumturi. Zilia shton vetëm zilinë. Jeta ka të bëjë me punën epalodhur, durimin dhe dashurinë. Nëse punoni shumë për të realizuar ëndrrat tuaja, nëse e duroni dhimbjen dhe e luftoni atë; përfundimisht, ju do të fitoni sukses dhe dashuri një ditë. Mënyra se si i përgjigjemi jetës sot do të formojë fatin tonë nesër.
Nëse besoni në punën e palodhur dhe vendosmërinë, fati një ditë do të jetë me ju.
Është në dorën tuaj ta bëni veten të lumtur dhe të suksesshëm. Jeni duke humbur kohën tua, nëse shqetësoheni për dështimet. Shqetësohuni për mundësitë që ju jepen, por që vendosni të mos i pranoni.
Mos e matni veten me sukses, dështim apo arritje. Mateni jetën tuaj me ëndrrat që keni. Përfundimisht jeta juaj do të bëhet më e bukur. Ne shpesh harrojmë se pas çdo sfide fshihet suksesi. Bëhuni optimist dhe luftëtar. Shihni jo vetëm vëshirësitë në gjithçka, por atë çfarë ju pret pas vështirësisë.
Ju mundeni! Kini besim në veten tuaj!/ Bota.al
ObserverKult
———————————–
Lexo edhe:
Benigni: Thuaj “Jeta është e bukur” gjithmonë!
…Të thuash fjalët “Jeta është e bukur” në një periudhë të vështirë të jetës, nuk është pak. Ta thuash, mbase, është më e lehtë se sa ta besosh, po nëse e beson, mbase arrin të kuptosh pse jetojmë…
Tekstin e plotë e gjeni KETU