Jim Morrison: Lotojnë sytë e mi, e dinë që ti e imja je…

Poezi nga Jim Morrison

Vështroj valët kreshtëbardha tek kridhen
në oqeanin blu, trishtuar.
Me një buzëqeshje në fytyrë, ty duke të menduar.
Kujtime të ëmbla, çastet së bashku plot butësi.
Më përkëdhelin si flladi i lehtë në ajri’.
Ndjesi dashurie më vlojnë kur dorën tënde prek.
Nata verore kur ne të dy ecnim në breg.
Dallgët rrahin shkëmbinjtë aty pranë
Lotojnë sytë e mi, e dinë që ti e imja je.
Tek përjetoj një dashuri si e jona,
zemra ime psherëtin me gëzim.
Ndërsa shikoj retë vjollcë,
që shkasin hijshëm, tej në fluturim.

Përktheu: Genci Muçollari

*Titulli i origjinalit: “Sapo mendoja për ty”

——————————–

LEXO EDHE:

MORRISON: DUA TË KTHEHEM FËMIJË SEPSE GJUNJËT DHEMBIN MË PAK SE NJË ZEMËR E THYER…

ObserverKult ua sjellë disa thënie të Jim Morrison:

Njerëzit mendojnë se janë të lirë, por janë të lirë vetëm ta mendojnë.

Ëndrrat janë si yjet, mjafton të ngresh shikimin e janë gjithnjë aty.

Dua të kthehem fëmijë sepse gjunjët dhembin më pak se një zemër e thyer.


Nëse je i trishtuar e do të doje të vdi sje, mendo për atë që po vde s e do të donte të jetonte.
..

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU