Joan Collins: Edhe kur fiton garën e minjve, je ende një mi!

joan collins

Disa thënie nga aktorja e njohur Joan Collins:

– Më trego një person që nuk ka bërë kurrë një gabim dhe unë do t’ju tregoj dikë që nuk ka arritur kurrë aq sa duhet.

– Bëj çdo ditë një jetë të vogël – për të arritur dhe për të shijuar diçka.

– Mosha është thjesht një numër. Dhe kjo është krejtë e parëndësishme, përveç nëse, sigurisht, ju ndodh të jeni një shishe verë…

– Problemi me bukurinë është, sikurse të lindësh i pasur dhe të bëhesh më i varfër.

– Unë kurrë nuk kam takuar një burrë që mund të kujdeset për mua. Unë nuk kam nevojë për një burrë. Ajo që më duhet është një grua.

– Sekreti i të pasurit një jetë personale nuk është t’u përgjigjesh shumë pyetjeve në lidhje me të.

– Mënyra më e lehtë për t’i bindur fëmijët e mi se nuk kanë vërtet nevojë për diçka është t’ua marr atë.

– Edhe kur fiton garën e minjve, je ende një mi.

– Pas një moshe të caktuar ju merrni fytyrën që meritoni.

– Unë kurrë nuk e kam ndjekur famën. Unë hyra në këtë biznes për t’u bërë aktore teatri. Isha nëntë vjeç kur dola për herë të parë në skenë. Por nuk mund të them se do t’i ktheja shpinën pasurisë. Unë jam dikush që gëzon përfitimet e parave. Kam krijuar një mënyrë jetese për veten time. Askush tjetër nuk e bëri atë për mua. Gjithçka që kam e kam blerë me paratë e mia.

– Unë kam rënë në dashuri ndoshta pesë herë në jetën time. Por gjithësesi jeta është e gjatë…

ObserverKult

Lexo edhe:

ROBERTS: MË SHUMË DO TË DOJA TË KISHA 30 MINUTA “TË MREKULLUESHME” SESA NJË…