
Oj poezi, vizitoje më shpesh këtë shtëpi,
mbushma jetën me sukses,
mos më lër fikall vetëm,
më jep një grua dhe një shtëpi.
Hiqma këtë mallkim
nga vdekja e hershme dhe droga,
më bëj mik midis mocave,
jepmë dashuri dhe kohën e duhur.
Kthemë te njerëzit që mësojnë
dhe mbi të gjitha, shërojnë
dhembjet e dëshirës për të pamundurën
përmes këtij boshllëku të pezulluar.
1969
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe:






