Mesazhi i Jon Fosses në Ditën Botërore të Teatrit – “Arti është paqe”
Nga Jon Fosse
Secili nga ne është unik dhe sërish ngjajmë me çdo njeri tjetër. Pamja jonë e dukshme, e jashtme është e ndryshme nga ajo e të gjithë të tjerëve, sigurisht, gjithçka është bukur dhe mirë, por ka gjithashtu diçka brenda secilit prej nesh që i përket vetëm atij personi – që është vetëm ai person.
Mund të jetë shpirti i tyre, ose bota e tyre e veçantë. Ose mund të mos e emërojmë fare me fjalë, thjesht vetëm ta lëmë të jetë e tillë siç është, ndryshe.
Por, derisa ne të gjithë jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri, ne jemi gjithashtu njësoj. Njerëzit nga çdo pjesë e botës janë thellësisht të ngjashëm, pavarësisht gjuhës që flasim, ngjyrës së lëkurës që kemi, ngjyrës së flokëve që kemi.
Është një paradoks: që ne jemi krejtësisht të ngjashëm dhe krejtësisht të ndryshëm në të njëjtën kohë. Ndoshta një person është thellësisht paradoksal, në lidhjen ndërmjet trupit dhe shpirtit – kufiri mes tyre lidhet me tokën, të prekshmen dhe diçka që i kapërcen këto kufij materialë, që është transcendentale.
Arti, vetëm arti i mirë arrin në mënyrën e tij të mrekullueshme të kombinojë krejtësisht uniken me universalen. Na lejon të kuptojmë se çfarë është e ndryshme – ose ajo që është e huaj, themi – është universale.
Duke vepruar kështu, arti thyen kufijtë midis gjuhëve, rajoneve gjeografike, vendeve. Ai bashkon jo vetëm cilësitë individuale të secilit, por gjithashtu, në një kuptim tjetër, karakteristikat individuale të çdo grupi njerëzish, ose të çdo kombi.
Arti e bën këtë jo duke shënuar dallimet dhe duke e bërë gjithçka të njëjtë, por, përkundrazi, duke na treguar se çfarë është ndryshe nga ne, çfarë është e huaj apo e panjohur. Pikërisht, arti i mirë përmban diçka të huaj, diçka që ne nuk mund ta kuptojmë plotësisht dhe në të njëjtën kohë e kuptojmë, në një farë mënyre.
Ai përmban, si të thuash, një mister. Diçka që na magjeps dhe kështu na shtyn përtej kufijve tanë dhe duke e bërë këtë krijon transcendencën që i gjithë arti duhet të përmbajë në vetvete dhe të na çojë drejt tij.
Nuk di asnjë mënyrë më të mirë për të bashkuar të kundërtat. Kjo është qasja e saktë e kundërt nga ajo e konflikteve të dhunshme që shohim shumë shpesh në botë, të cilat kënaqin tundimin shkatërrues për të asgjësuar çdo gjë të huaj, çdo gjë unike dhe të ndryshme, shpesh duke përdorur shpikjet më çnjerëzore që teknologjia ka vënë në dispozicionin tonë. Ka terrorizëm në botë. Ka luftë.
Sepse njerëzit kanë gjithashtu një anë shtazarake, të shtyrë nga instinkti për të përjetuar tjetrin, të huajin, si një kërcënim për ekzistencën e dikujt dhe jo si një mister magjepsës.
Kjo është mënyra se si unikaliteti – dallimet që ne të gjithë mund t’i shohim – zhduken, duke lënë pas një ngjashmëri kolektive ku çdo gjë e ndryshme është një kërcënim që duhet çrrënjosur.
Ajo që shihet nga jashtë si një ndryshim, për shembull në fe apo ideologji politike, bëhet diçka që duhet mposhtur dhe shkatërruar.
Lufta është beteja kundër asaj që qëndron thellë brenda të gjithëve ne: diçka unike. Dhe është gjithashtu një betejë kundër artit, kundër asaj që qëndron thellë brenda gjithë artit.
Unë kam folur këtu për artin në përgjithësi, jo për teatrin apo shkrimin e dramave në veçanti, por kjo ndodh sepse, siç thashë, i gjithë arti i mirë, thellë në vetvete, sillet rreth së njëjtës gjë: merr uniken, specifiken dhe e kthen atë në universale.
Duke e bashkuar të veçantën me universalen duke e shprehur artistikisht: duke mos eleminuar specifikën e saj, por duke e theksuar këtë specifikë, duke lënë të shkëlqejë qartë atë që është e huaj dhe e panjohur.
Lufta dhe arti janë në kundërshti, ashtu si lufta dhe paqja janë në kundërshti – është kaq e thjeshtë: arti është paqe!
*Marrë nga faqja në Facebook i Teatrit Kombëtar të Kosovës
ObserverKult
Lexo edhe:
JON FOSSE FITON ÇMIMIN NOBEL PËR LETËRSI
Çmimin Nobel të Letërsisë për vitin 2023 e ka fituar, autori dhe dramaturgu norvegjez Jon Fosse për dramat dhe prozën e tij novatore që i japin zë të pathënave.
Çmimi Nobel në Letërsi jepet nga Akademia Suedeze, Stokholm, Suedi dhe është një nga pesë çmimet Nobel të vendosura me vullnetin e Alfred Nobelit në 1895.
“Krijimtaria e tij e shkruar në Nynorsk norvegjeze dhe që përfshin një sërë zhanresh, përbëhet nga një mori dramash, romanësh, përmbledhjesh poezish, ese, libra për fëmijë dhe përkthime. Ndërsa sot është një nga dramaturgët më të vlerësuar në botë, ku është bërë gjithnjë më i njohur edhe për prozën e tij”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Tekstin e lotë mund ta lexoni KËTU:
FEDERIKO GARCIA LORKA: FLISNI PËR TEATRIN
Nga Federiko Garcia Lorka
Të dashur miq,
Pak kohë më parë i bëra një premtim vetes për të refuzuar të gjitha llojet e nderimeve , çmimeve apo mbledhive që i bëhen personit tim modest; së pari, për të kuptuar se secili prej tyre vendos një tullë mbi varrin tonë letrar dhe së dyti, sepse kam parë që nuk ka asgjë më të mjerë se një diskurs i ftohtë për nderin tonë dhe asgjë më të trishtë se zhurma e organizuar e duartrokitjeve, madje edhe kur janë për një qëllim të mirë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult