Jon Fosse fiton çmimin Nobel për Letërsi

Çmimin Nobel të Letërsisë për vitin 2023 e ka fituar, autori dhe dramaturgu norvegjez Jon Fosse për dramat dhe prozën e tij novatore që i japin zë të pathënave.

Çmimi Nobel në Letërsi jepet nga Akademia Suedeze, Stokholm, Suedi dhe është një nga pesë çmimet Nobel të vendosura me vullnetin e Alfred Nobelit në 1895.

“Krijimtaria e tij e shkruar në Nynorsk norvegjeze dhe që përfshin një sërë zhanresh, përbëhet nga një mori dramash, romanësh, përmbledhjesh poezish, ese, libra për fëmijë dhe përkthime. Ndërsa sot është një nga dramaturgët më të vlerësuar në botë, ku është bërë gjithnjë më i njohur edhe për prozën e tij”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Fosse, 64 vjeç, ka shkruar rreth 40 drama, si dhe romane, tregime të shkurtra, libra për fëmijë, poezi dhe ese.

Anders Olsson, kryetar i komitetit të Nobelit për Letërsinë, tha se puna e Fosse ka rrënjë “në gjuhën dhe natyrën e prejardhjes së tij norvegjeze”.

Çmimi Nobel kap vlerën 11 milionë korona suedeze (1 milion dollarë) nga një trashëgimi e lënë nga krijuesi i tyre, shpikësi suedez Alfred Nobel. Fituesit gjithashtu marrin një medalje ari 18 karatësh dhe një diplomë në ceremonitë e ndarjes së çmimeve.

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2022 iu dha Annie Ernaux “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, të huajt dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.

ObserverKult


Lexo edhe:

NOBELISTI GJERMAN VLERËSON LART ROMANET E ISMAIL KADARESË: SI MUNDET QË SHTETI SHQIPTAR E PENGON PËR ÇMIMIN “NOBEL”?!

Në librin e tij “Për Gjermaninë – histori diplomatike dhe kujtime” të ambasador Bashkim Zenelit, “Mjeshtër i Madh”, nobelisti i njohur gjerman, Günther Grass, bën vlerësime maksimale për Ismail Kadarenë.

Nga Bashkim Zeneli

Duke vlerësuar romanet e Kadaresë, mjeshtëria e të cilit diskutohej vazhdimisht në rrethet e larta intelektuale dhe akademike, Günther Grass (tashmë i ndjerë) pati shprehur indinjatën e tij për mungesën e vazhdueshme të çmimit “Nobel “për shkrimtarin tonë të madh, madje indinjatë se si është e mundur që shteti shqiptar ka penguar në mënyrë të përsëritur në akademinë suedeze marrjen e këtij çmimi.

“REBELIMI” I GÜNTHER GRASSIT KUNDËR MEJE

Atë vit, 3 Tetori, Festa kombëtare e Gjermanisë, do të festohej në Erfurt, në Landin Thuringen. Por edhe në Berlin organizoheshin veprimtari të shumta. Njëra prej tyre ishte ngjitur me portet e Brandenburgut….

Tekstin e plotë e gjeni KËTU