Jonida Maliqi: Kur të jesh mërzitur shumë (teksti Dritëro Agolli)- VIDEO

Kut të jesh mërzitur shumë… interpreton Jonida Maliqi

Teksti: Dritëro Agolli

Këtu s’do jem, do jem larguar
në tokë i tretur si të tjerët
në kafenenë e preferuar
nuk do më shohin kamarierët.

Dhe nëpër udhët ku kam ecur
s’do ndihet kolla ime e thatë
dhe kur mbi xham të fryjë erë
do qash me erën dal-ngadalë.

Po kur të jesh mërzitur shumë
në raft të librave kërkomë.
atje do jem i fshehur unë
në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë.

Mjafton që librin pak ta heqësh
e unë do zbres do vij pas teje
dhe ti si dikur me mall do qeshësh
si një blerim pas një rrëkeje.
Dhe unë do të zbres
Do të vijë pas teje, do të vijë.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

NUK DONTE TA TAKONTE… E DINTE SE TAKIMI DO T’U SHKAKTONTE VETËM VUAJTJE…