Jonida Maliqi & Kujtim Prodani: Kurrë s’e harroj… (teksti dhe kënga)

Kënga “Nuk e harroj” e interpretuar nga Jonida Maliqi dhe Kujtim Prodani

Ndodh në jetë
që papritur një njeri të bëhet kaq i shtrenjtë
dhe portreti tij i çiltër
në çdo hap të ndjek ngado në ditë e net.

Jo, jo, jo unë kurrë s’e harroj
me shikimet që me falin dhe çdo fjalë të ngrohtë
sytë e qeshur të atij djali
që mes jush nga zemra vjen e më uron.

Shpesh e kërkoj
nëpër udhët e atdheut ku me këngë unë shkoj
nuk e di se ç’më rrëmbeu
dhe kërkoj që kënga ime të jetoj.

Dhe prapë tani mes jush po e kërkoj
në mijëra njerëz sytë e tij unë t’i dalloj
të vijë ai një fjalë të më thotë,
kjo kënga jonë refren do të mbetet përgjithmonë.

ObserverKult

———————————————-

Lexo edhe:

KUR KUJTIM PRODANI RRËFEU HISTORINË: JA SI U KOMPOZUA MUZIKA PËR FILMIN “UNË E DUA ERËN”

Kompozitori i njohur, tashmë i ndjerë, Kujtim Prodani, kishte rrëfyer kohë per vitet e rinisë kur kompozonte këngë për filma që mbeten gjatë në memorien e publikut shqiptar.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Ishte vjeshte 1990. Profesor Gjon Simoni, “Mjeshter i Shkolles se Orkestracionit”, më ndalon në koridorin e Institutit te Arteve, dhe me zgjat me dashamirësi rreth 150 flete A4 te lidhura bashke me kujdes.

Lexova ne krye, UNE E DUA EREN, nga Besa Myftiu. Skenar filmi. Hidhi nje sy, me tha “Profja”. Me mbuluan djerse te ftohta….duke menduar se ke kisha përballë.
Maestro Albert Minga, nuk e kisha takuar kurrë me pare, i tregon prof.Gjonit skenarin, dhe i kerkon qe ai t’i kompozoje muziken.

Jo, i thote Profja, nuk mundem për momentin, por do te te rekomandoj një djale te ri qe sapo ka kryer studimet per kompozicion.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU