S’i mbaj mëri për vitet e rinisë,
Që një nga një po m’ikin pa gëzim,
As jetës plot andrralla , as dashurisë,
Që u tall ashtu siç desh me fatin tim.
Askënd nuk e kujtoj për keq në botë, –
Në zemrën time shteg të mbyllur s’ka:
Mjafton një fjalë e çiltër, fjalë e ngrohtë,
Që të më bësh prapë mik e prapë vëlla.