Jorgo Bllaci: E shoh tek shkon e heshtur…

jorgo bllaci mbytet

Petalet bien. Era me ngadalë
I shkund mbi gjurmët që lë mikja pas.
E shoh tek shkon e heshtur dhe një fjalë
Për lamtumirë, s’kam fuqi t’ia flas…

E ç’mund t’i them? Dëgjon të kthehet vallë
Sërishmi zogu që shtegtimin nis,
Kur tjetër vis kërkon e s’e zë malli
Për çerdhen a për strehën që braktis?

…Papritur, të rrëmbyera rrëkera
Në shpirt më mbysin dhimbjen pa kufi.
Petalet bien, heshtas shket pranvera,
Roniten të përkohëshmet stoli…

Një grusht kujtimesh që shpërndau era,
Ja, ç’qe së fundi gjithë kjo dashuri!

ObserverKult

———————

Lexo edhe:

JORGO BLLACI: OH, SA I LUMTUR ISHA ATËHERË…