Jorida Satka: Eh, si t’du unë…

jorida satka

Poezi nga Jorida Satka

Eh si të du unë.
T’du si retë e mbledhuna
grusht në qill,
me t’ shtrydhë e me qit nji pikë ujë
me e pi shkretina.
T’du si aromën e kafes në ag,
në kujtim te pergolave qi s’jan’ ma.
T’du si aromën e qytetit të vjetër,
ku gumzhinte nji grimë teatër,
nji fije radio, e krejt pak nji opera, melodia që më letë pa gjumë në sy,
tuj shëtit në andrrat tuja.
T’du si krypa e detit në lëkurë të thatë, qi mezi pret puthjen me u rilind.
e t’du mes mnis kur s’ kam send.
në terr të zhurmshëm të injorancës.
T’du si fmija peshqeshin si pleqnia të rrokunin
Nji kshu t’du, njashtu si une du.

ObserverKult

Lexo edhe:

JORIDA SATKA: VJESHTË MASHTRUESE