Poezi nga José Saramago
E gjatë dhe e pambarimtë biseda e grave,
duket diçka e parëndësishme,
kështu mendojnë burrat;
ata s’e imagjinojnë
që kjo
është biseda
që e mban botën në orbitën e saj.
Po të mos ishin gratë
që flasin me njëra – tjetrën
tani burrat do të kishin humbur
ndjenjën e shtëpisë
dhe të planetit, që përndrit.
Në shqip: Faslli Haliti
Lexo edhe:
XHELAL ADEMI: TI S’ERDHE!
Poezi nga Xhelal Ademi
Një shteg të vetëm si nuk e gjete
Po sa i madh ky gjumë
Veç ndjenjat t’merrje aty me vete
S’më duhej gjë më shumë
S’ka gjë se velat n’atë anije
Aq grisur s’kanë peshë
Së paku n’ëndërr le të më vije
Nën një jorgan prej reshë.
Mos vallë premtimi që pate mbjellur
Të vdiq aty në gji
Se ndryshe udha do t’kishte sjellur
Dhe në rrebesh me shi.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult