Josip Osti: Unë pastroj gjurmët tona…

josip osti
Foto: Tomaž Berčič

Poezi nga Josip Osti


Nata transformon
jetët tona,
trasformohet bota

mëngjesit ti mbledh
intimitetet e tua,
gjethet e vdekura
të rrobave

ikën kafshuar një mollë,
hipur biçikletës tënde

unë pastroj gjurmët tona të natës
dielli ngul shtizën e parë në tryezë,
shkëndijojnë
kokërrzat e kripës
dhe sheqerit

nga peshqir’ i lagur avullon
lakuriqësia jote,
e mbetur prej trupit

hap dritaren –
ajri depëtron
dhomën

flladi

tund çarçafët si flamuj të bardhë,
por ne të dy s’dorëzohemi

e përsëri nata
trasformon jetët tona,
trasformohet dhe bota.

Përktheu: Herman Çuka

ObserverKult

Lexo edhe:

AISHJA ARNAUT: IKU, S’THA ASNJË FJALË…

Josip Osti, poet, tregimtar, eseist, kritik letrar, antolog dhe përkthyes, lindi në vitin 1945 në Sarajevë. U diplomua në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Sarajevës. Ishte redaktor, sekretar, drejtor, kryetar dhe redaktor.

Që nga viti 1990, jetoi në Slloveni, fillimisht në Lubjanë dhe më pas në fshatin Tomaj të rajonit të Karstit.

Osti botoi rreth njëzet e pesë libra me poezi (dhjetë të fundit u shkruan në sllovenisht). Katër libra në prozë; dymbëdhjetë libra me ese; kritikë letrare dhe tekste publicistike. Gjithashtu botoi librin e bisedave me Izet Sarajliqin dhe librin e korrespondencës me Biljana Jovanoviq.

Redaktoi dhe përktheu dhjetë antologji të poezisë dhe prozës boshnjako-hercegovinase dhe sllovene.

Përktheu më shumë se tetëdhjetë libra dhe pesëmbëdhjetë drama nga autorë sllovenë.

Gjithashtu janë botuar rreth tridhjetë përkthime të librave të tij në sllovenisht, italisht, çekisht, anglisht, polonisht, turqisht, bullgarisht dhe maqedonisht.

Fitoi çmimet letrare sllovene: Zlata ptica (“Zogu i Artë”, 1993). Veronikina nagrada (Çmimi Veronika, 1999). Župančičeva nagrada (Çmimi Župančič, 2000) dhe Jenkova nagrada (Çmimi Jenko06).

Çmimi Ndërkombëtar Letrar (1994). Çmimin special ndërkombëtar i poezisë Scritture di Frontiera (Trieste, 2005) dhe Çmimin ndërkombëtar letrar PONT për bashkëpunim ndërkulturor (2019).

ObserverKult