Jòzef Baran: Propozim i vonuar

sue johnston plakja

Në rrugë, papritur u takuan
pas shumë vitesh
dhe janë aq të çuditur
të dy janë kaq të thinjur
si dy maska të sajuara
për të luajtur ndonjë komedi.

Ajo nuk dëgjon mirë, ai është shurdhuar krejt,
i thotë ka qënë vërdallë nëpër botë
kurse ajo gjithë këta vite
s’ka lëvizur nga qyteti.

S’ta merr mendja sa të doja,
i gërthet ai në vesh,
sa nuk u çmenda nga dashuria,
por e bluaja përbrenda.

Njerëzit kthehen, i vështrojnë
si mezi flasin, si mbajnë vesh njëri tjetrin
shohin lindjen e beftë të kësaj pranvere të hershme
të pesëdhjetë pranverave më parë.

© shqipëroi Maksim Rakipaj