Çobankat, o moj që shkojnë zallit… /Teksti dhe kënga

E kujt s’i kujtohet kënga “Çobankat shkojnë zallit” , një këngë e vjetër partizane, që mbetet e dëgjuar dhe e kërkuar për publikun, sidomos në ahengjet familjare.

Përtej tematikës patriotike që shenjon kohën në të cilën ështe krijuar ajo t’ kujton Sazet e Korçës, por edhe gjyshet që kishin në fund të dhomës furkën por edhe avlëmendin për të punuar qilima…

Ju ftojmë ta ndiqni nje ripërpunim të këngës “Çobankat shkojnë zallit” kënduar nga Sazet e Korçës

Çobankat, o moj që shkojnë
zallit o moj çobankat-e
shkojnë e tjerrin për djemtë e malit
o moj çobankat-e.

O ri ri ri ri për djemtë e malit-e
për djemtë me yll të kuq mes ballit-e
O moj çobankat-e, o moj të mirat-e.

Tirre trashë e mos e tirr hollë, o moj
mos e tirr hollë,
për trimat që flenë në dëborë, o moj
në dëborë.

O ri ri ri ri për djemtë e malit-e
Për djemtë moj me yll të kuq mes ballit-e
O moj çobankat-e, o moj të mirat-e.

Tjerr motër, moj të tjerrim
t’ju bëjmë rroba trimave

O ri ri ri ri për djemtë e malit-e
Për djemtë me yll të kuq mes ballit-e, o moj
çobankat-e, o moj të mirat-e.

Përgatiti T.K/ ObserverKult

Lexo edhe:

MARSI ZEFI: SOT NJERËZIT I HUMB THJESHT DUKE I DASHUR!

Ndonjëherë ndjehesh vetëm, e as vetë nuk kupton ku ke gabuar. Vetëm mes një grumbulli të stërmadh njerëzish që të rrethojnë.
Të gjithë ata që ti doje shumë, krejt papritur janë larg. Afër… por larg!
Ke nevojë të të kërkojë dikush ndonjëherë. Pret një telefonatë, një mesazh nga ata që thellë brenda teje e di se nuk do ta marrësh kurrë.
Dhe kështu ndodh.
Ke nevojë të ndalësh hapin një çast, të kuptosh çfarë ndodh nëse ti nuk rend?
A vjen kush pas teje? Pyetja që ti as guxon t’ja bësh vetes se përgjigjen e di mirë. Në mendje njëmilion pyetje të tjera të turbullojnë…

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult