Juan Rulfo: Mirë, po shpirti yt? Ku beson të ketë shkuar?

Nga Juan Rulfo

 – Mirë, po shpirti yt? Ku beson të ketë shkuar?

 – Duket se po bredh andej-këndej, tokës, si shumë shpirtra të tjerë; duke u kërkuar të gjallëve që të luten për të. Ndoshta shpirti më urren, se nuk e trajtova mirë; por kjo nuk më shqetëson më. Nuk më bëjnë më përshtypje brerjet e ndërgjegjes së tij. Ma helmonte edhe atë pak ushqim që haja dhe më mbysnin ca mendime shqetësuese, me ca figura të dënuarësh e gjëra të tilla, që m’i bënin të padurueshme netët.

Kur e ndjeva se më erdhi vdekja, shpirti m’u lut që të ngrihesha dhe të vazhdoja të jetoja, sikur kushedi ç’mrekulli mund të bënte për të m’i larë mëkatet. Po unë as që e vura ujët në zjarr hiç: “Këtu merr fund udha ime, – i thashë. – Tani nuk kam fuqi ta shtyj më”. Dhe hapa gojën që ai të dilte. Dhe doli. E ndjeva kur më ra në duar filli i gjakut me të cilin ishte i lidhur për zemre.

(Fragment i shkëputur nga libri i autorit Juan Rulfo “Pedro Páramo” )

Përktheu: Bajram Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

JUAN RULFO: MË DUKET SE AKOMA E NDIEJ FRYMËMARRJEN E NËNËS SIME…

Nga Juan Rulfo

Jam e shtrirë në po atë shtrat, ku, para shumë vitesh, vdiq ime më; mbi po atë dyshek; poshtë të njëjtave batanije prej leshi të zi, me të cilat mbuloheshim të dyja, kur flinim.
Atëherë unë flija me të, aty ku ajo më hapte vend, poshtë krahëve të saj. Më duket se akoma e ndiej frymëmarrjen e saj, regëtimat dhe psherëtimat me të cilat ajo trazonte gjumin tim… Më duket sikur ndiej mundimin e vdekjes së saj…
Por kjo nuk është e vërtetë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult