Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli me këngën e tyre “Sa e Shite Zemrën”, u patën shpall fitues në Festivalin “Kënga Magjike” më 2010.
Muzikën dhe tekstin e kësaj kënge e ka bërë Pirro Çako, kurse orkestrimi: Darko Dimitrov.
Po ta lë ty radhën
që ta puthësh frikën
ose mbyllim të dy sytë
dhe njeri ikën…
Merri ti me vete
fjalët dhe muzikën
se të gjitha këngët
kanë shtatë nota
Por ajo që mbeti
si një kujtim është ky motiv.
Jo nuk ka gjithmonë
vetëm ditë me shi
ka dhe ditë me diell
kur nuk je më ti
kush shpëton i gjallë
bëhet më i fortë tani
Arratisja jote më befasoi
koha ty sekretin do ta zbulojë
Sa e shite zemrën unë s’e di.
Pse e humbe sensin
ku duhet drejtimi?
Një avion mbi re
nuk dihet drejtimi
As rebeli i fundit
nuk ta ndali ditën
se ti kishe kohë per të ikur
po pa dashuri
s’do jesh më asgjë
një trishtim…
Arratisja jote më befasoi
koha ty sekretin do ta zbulojë
Sa e shite zemrën unë s’e di
S’e di, s’e di, s’e di
Nuk kam më si s’e di
se zemrën shite ti.
KËNGËN mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
ObserverKult
——————————