Juliana Pasha: Një çast të huaj u bëmë unë e ti (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të lexoni tekstin dhe ta dëgjoni këngën “Një mijë arsye” të këngëtares, Juliana Pasha!

Nuk i di
arsyet që s’të kam më pranë
është vonë

Unë di
arsyen që të dua

Ti më mungon

Mbyll derën ikën lë pas zbraz’ti
një çast të huaj u bëmë unë e ti
tani unë kam frikë, kam frikë
dhe pres për ty

Pa ty s’jetoj
humbur larg nga ti
Jo, jo nuk mundem
ti më fal pafund’si
Njëmijë arsye që mi thua nji nga nji
unë një arsye kam

Je ti

Të dy
të huaj s’jemi kalimtarë
lëndojmë
rëndon
ky mur i heshtjes që na ka marrë
rëndon

Mbyll derën ikën lë pas zbraz’ti
një çast të huaj u bëmë unë e ti
tani unë kam frikë, kam frikë
dhe pres për ty

Dita merr kuptim nga një vështrim
nata bëhet plotë nga një më fal
vetëm një arsye na risjell më pranë
ne e kemi botën nën një fjalë
vetëm ty të dua por është pak
arsyen nuk e dimë as unë as ti.

ObserverKult

Laxo edhe:

ARILENA ARA: SI MUNDESH ME SHKU E ME M’HARRU? (TEKSTI DHE KËNGA)