Nëse duhet të jetoj pa ty,
le të jetë e vështirë dhe e përgja kshme,
supë e ftohtë, këpucë të prishura,
apo mes bollëkut të ngrihet
degëza e thatë e kollës
që piskat emrin tënd të shformuar
zanore shkume,
ndër gishta të ngjiten çarçafët
e gjësend mos dhuroftë paqe.
Jo se do mësoj
të të dua më mirë,
megjithatë dëbuar nga lumturia
do të di sa shumë më ke dhuruar ndonjëherë
vetëm duke më qenë pranë.
Këtë dua të kuptoj, por jam mashtruar:
do të jetë e nevojshme ngrica në arkitrarë,
sepse veç ai që gjendet nën strehëz e kupton atë dritë që vjen
nga dhoma e ngrënies,
mbulesat e qumështa
dhe aromën e bukës që kalon prej dorës së saj zeshkane nëpër
çeltinën e derës.
Kaq larg tashmë nga ti,
si njëri sy nga tjetri,
nga ky ogur parandjej
se do të lindë së fundmi
shikimi që meritoj.
Ujdisi shqip Rielna Paja
ObserverKult
Lexo edhe:
JULIO CORTÁZAR: PO SI MUND TË ZGJEDHËSH NË DASHURI?
Rayuela – (Fragment)
Ka shumë njerëz që thonë se dashuri është të zgjedhësh një grua dhe të martohesh me të. Dhe ka nga ata që vërtet e zgjedhin atë, të betohem, i kam parë.
Po si mund të zgjedhësh në dashuri, kur ajo, dashuria, është një rrufe që të dërrmon kockat dhe të lë mbërthyer në mes të sheshit?
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult