Jung: Njeriu ka nevojë për vështirësi…

Carl Gustav Jung

ObserverKult ua sjell disa thënie të Carl Gustav Jung:

Mbijetohet me gjërat që marrim, por jetohet me gjërat që dhurojmë.

Mendja krijuese luan me objektet që i pëlqejnë.

Njeriu ka nevojë për vështirësi. Vështirësitë janë të nevojshme për shëndetin.

Gjithçka varet nga mënyra se si ne i shohim gjërat, dhe jo nga mënyra se si gjërat janë në vetvete.

Problemet më të mëdha dhe më të rëndësishme të jetës, në njëfar mënyre, janë të pazgjidhshme. Nuk mund të zgjidhen kurrë, por vetëm të tejkalohen.

Nëse ekziston frika e rënies, shpresa e vetme është të hidhesh vetë.

Nuk ka ndërgjegjësim pa dhimbje.

Gënjeshtra do të ishte e pakuptimtë nëse ndokujt nuk do t’i dukej e rrezikshme e vërteta.

Jam i bindur se ekzistojnë pjesë të shpirtit të njeriut që nuk i nënshtrohen ligjeve të hapësirës dhe të kohës.

Jeta e çuar dëm e prindërve ka një ndikim shumë të madh në sjelljen e fëmijëve të tyre.

Duart do të zgjedhin shpeshherë mistere me të cilat intelekti është përballur më kot.

I ftuar apo i paftuar, Zoti është i pranishëm.

Të njohësh errësinën tënde është metoda më e mirë për të përballuar errësirën e të tjerëve.

Njeriu mund të realizoj gjëra të jashtëzakonshme nëse ato kanë kuptim për të.

Nëse njeriu i gabuar përdorë mjetet e duhura, atëherë mjetet e duhura veprojnë në mënyrë të gabuar.

ObserverKult

——————————-

Lexo edhe:

CARL GUSTAV JUNG: PABLO PIKASO, PSIKOLOGJIA E ARTIT TË TIJ

Do të dëshiroj t’i kërkoja ndjesë lexuesit për faktin që unë, një psikiatër, po ndërhyj në një diskutim kaq të zjarrtë lidhur me Pikason.
Sikur të mos më kishin propozuar personalitet autoritare, s’do ta kisha kapur penën, dhe aspak për shkak se ky piktor me artin e tij unikal nuk më duket i denjë për një bisedim serioz, se krijimtarinë e shokut të tij të fushës së letërsisë, Xhojsit, e kam trajtuar me kujdes dhe respekt. Përkundrazi, ky problem për mua paraqet një interes të vërtetë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU