Ka ditë kur ndjehesh e zënë në çark

përputhen silvana heshtja

Janë disa ditë kur ndjej se kam një dëshirë shumë të madhe për të ikur dhe një arsye po aq të madhe për të ndenjur. Dhe ndjehem si e zënë në çark.

Nga Silvana Kola-Loka

Pastaj i kujtoj vetes se është njerëzore të ndjesh dyzime të tilla.
Tek e fundit, a nuk është njerëzore që, për disa çaste, të duash të mos rritesh, të duash të kthehesh pas në kohë, madje edhe të duash të kishe lindur në kohëra të tjera, edhe pse ti je i rritur dhe i pjekur mjaftueshëm sa për të kuptuar se kjo është e pamundur?
Njerëzorja brenda meje është komplekse, e zhurmshme, konfliktuale dhe me plot dritëhije, si tek çdokush!
Sot ndjehem e ngecur mes kohësh dhe vendesh.
Nuk ndjehem fort mirë, por e di që pas pak, për aq kohë sa do të duhet, do të ndjehem sërish mirë: ose duke ikur, ose duke ndenjur.
Derisa atëherë, po pluskoj…

LEXO EDHE: Silvana Kola-Loka: Unë jam ajo që jap…