Ka një buzëqeshje dashurie dhe ka një buzëqeshje mashtrimi…

Nga William Blake

Ka një buzëqeshje dashurie
Dhe ka një buzëqeshje mashtrimi
Dhe ka një buzëqeshje buzëqeshjesh
Në të cilën këto dy buzëqeshje takohen.

Dhe ka një vrenjtje urrejtjeje
Dhe ka një vrenjtje përbuzjeje
Dhe ka një vrenjtje vrenjtjesh
Të cilën përpiqeni më kot ta harroni.

Sepse ajo ngjitet në palcë të zemrave
Dhe ngjitet thellë në shtyllën kurrizore
Dhe s’është buzëqeshje që ka qenë ndonjëherë buzëqeshje
Por vetëm një buzëqeshje vetmitare.

Ajo midis djepit dhe varrit
Mund të jetë vetëm një buzëqeshje
Por kur një herë është buzëqeshje
Ky është fundi i gjithë mjerimit.


Përktheu: Irena Dono