Ka vetëm një gjë që e bën një ëndërr të pamundur …

paulo coelho
Paulo Coelho

Ka vetëm një gjë që e bën një ëndërr të pamundur për t’u arritur: frika ndaj dështimit…

ObserverKult ju sjell edhe disa thënie tjera nga shkrimtari Paulo Coelho:

“Dhe kur dëshiron diçka, gjithë universi bashkëpunon për të ndihmuar që ta arrish atë gjë”.

“Një ditë do të zgjohesh dhe nuk do të kesh më kohë për të bërë gjërat që përherë ke dashur të bësh. Bëji ato tani”.

“Ji guximtar. Ndërmerr rreziqe. Asgjë nuk mund ta zëvendësojë eksperiencën”.

“Nëse do të jesh i suksesshëm, duhet të respektosh një rregull. Mos e gënje asnjëherë veten tënde”.

“Procesi i të zbuluarit se kush jemi, do të na nxisë ta pranojmë se ne mund të shkojmë përtej asaj që mendojmë se mund të shkojmë”.

“Sekreti i jetës është të rrëzohemi shtatë herë dhe të ngrihemi tetë herë”.

“Mos e shpenzo kohën tënde me shpjegime. Njerëzit do të dëgjojnë vetëm ato që duan të dëgjojnë”.

“Në një moment të caktuar të jetës sonë, ne e humbasim kontrollin mbi ato që po na ndodhin dhe jetët tona fillojnë të kontrollohen nga fati. Kjo është gënjeshtra më e madhe në botë”.

“Ka vetëm një gjë që e bën një ëndërr të pamundur për t’u arritur: frika ndaj dështimit”.

“Ti nuk je i humbur, kur dështon. Ti je i humbur, kur heq dorë”.

ObserverKult

LEXO EDHE: Paulo Coelho: Si mund të urrej një njeri që më ka dhënë vetëm dashuri?

Matanë hekurave të dritares, qielli ishte mbushur tek-tuk me yje dhe hëna e re po ngrihej pas maleve. Poetët përgjëroheshin për hënën e plotë, i kishin përkushtuar mijëra vargje, ndërsa Veronikës i pëlqente kjo hënë rioshe sepse kishte ende vend për t’u zmadhuar, për t’u shtrirë dhe për të mbushur plot dritë gjithë sipërfaqen e saj, para rënies së pashmangshme.
I lindi dëshira për të shkuar deri tek pianoja në sallon, për ta festuar këtë natë duke luajtur një sonatë që kishte mësuar në kolegj. Duke parë qiellin nga dritarja, provonte një ndjenjë kënaqësie të pashpjegueshme, sikur pafundësia e gjithësisë shpaloste kështu përjetësinë e saj…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU