ObserverKult ua sjell disa thënie për artin nga autorë të ndryshëm:
Të jesh i qeshur dhe i thjeshtë është arti më i arritur në botë./Sergej Esenin
Të mos shkatërrojmë tokën që kemi është arti më i bukur që mund të dëshirohet./Andy Warhol
Arti më i madh nuk është të dish të flasësh, por të dish të heshtësh. /Voltaire
Nuk ka gjë më artistike sesa të duash njerëzit. / Vincent van Gogh
Në jetën tonë ka vetëm një ngjyrë që i jep kuptim artit dhe jetës: ngjyra e dashurisë. /Marc Chagall
Dashuria nuk është vetëm ndjenjë, por edhe art, dhe si çdo art, nuk i mjafton vetëm frymëzimi, i duhet edhe shumë përkushtim./Paulo Coelho
Në art nuk ka të shkuar e të ardhme. Arti që s’është në të tashmen, nuk do të jetë kurrë./Pablo Picaso
Madhështia e artit nuk bazohet tek gjërat e zakonshme, por tek gjërat unike./Isaac Bashevis Singer
ObserverKult
Lexo edhe:
ARTI I MADHËRISHËM I BAMIRËSISË, TË JEPNI, TË FALNI, POR PA KËRKUAR GJË NË KËMBIM…
Bamirësia buron në të njëjtën mënyrë sikurse lumturia. Ato janë të ndërthurura në mënyrë të pashpjegueshme.
Një dhuratë është diçka që shijohet nga të dyja palët. Së pari nga dhënësi që kënaqet me kënaqësinë e dhënies së diçkaje të veçantë, dhe pastaj shijohet edhe nga personi që merr dhuratën.
Shumë shpesh njerëzit nuk kanë nevojë për para ose sende, por për gjëra të tilla si këshillat, një fjalë e mirë, komplimentet ose buzëqeshjet.
Ju mund të jeni pak skeptikë, duke pyetur veten se çfarë saktësisht keni për të dhënë? Të gjithë kanë diçka me vlerë për një person tjetër.
Mund të jetë një fjalë e mirë, një buzëqeshje e thjeshtë, njëfarë vlerësimi, ndarja e disa njohurive të veçanta.
Madje edhe një ndihmë ose pak mbështetje gjatë një kohe të vështirë emocionale.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult