Kafka: Ai që s’di të gënjejë, mendon se të gjithë thonë të vërtetën…

Franz Kafka (1883-1924) është një nga prozatorët më të fuqishëm të shekullit të XX, vepra e të cilit vazhdon të ketë ndikim edhe sot e kësaj dite në botën letrare.

Franz Kafka lindi në Pragë në një familje tregtare që i përkiste shtresës së lartë gjermanishtfolëse të këtij qyteti në periudhën e monarkisë austro-hungareze.

Pas studimeve juridike, u punësua në një shoqëri sigurimesh, ku qëndroi deri pak vite para vdekjes kur u prek nga sëmundja e turbekulozit.

Sa ishte gjallë botoi vetëm tri vëllime me tregime dhe proza të tjera të shkurtra të shpërndara në shtypin e kohës.

portret i franz kafkës

Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie nga Franz Kafka:

Shenja e parë e të kuptuarit shfaqet me dëshirën për të vdekur.

Unë e dua, por nuk mund t’i flas. Kujdesem gjithmonë që të mos e takoj.

Ai që s’di të gënjejë, mendon se të gjithë thonë të vërtetën.

Prindërit që presin mirënjohje nga të bijtë janë si fajdexhinjtë që rrezikojnë qëllimisht paratë e tyre në mënyrë që të arkëtojnë interesat.

E keqja e njeh të mirën, por e mira nuk e njeh të keqen.

Nuk mund të jetë kurrë e vogël dhurata që jepet me dashuri.

E përgatiti: K. B.- ObserverKult

——————————————————————————————-

Disa thënie të veçanta nga Franz Kafka në ObserverKult: “Jam i lirë dhe kjo është arsyeja pse ndihem i humbur”.

Lexo edhe:

Publikohen dorëshkrimet personale të Franz Kafkas

Pas restaurimit intensiv, katalogimit dhe dixhitalizimit, tani një koleksion i dixhitalizuar që përfshin tre versione të drafteve të historisë së Kafkës. Përgatitjet e dasmës në vend, fletorja në të cilën ai praktikonte Hebraishten. Qindra letra personale, skica dhe revista udhëtimi, janë në dispozicion të publikut në internet, shkruan BBC.

Talentin për skicim Kafka e zbuloi në vitin e tij të parë në universitet ku vizatimet e tij. Përfshinin karikatura kryesisht groteske të njerëzve që ai takonte ose skica të vetvetes.

Ndërsa, koleksioni i tij u la në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit nga Max Brod. Një mik i cili Kafka i besoi të digjte shkrimet e tij pas vdekjes së tij në vitet 1920.

Por, Brod i refuzoi dhe i botoi ato në vend. Duke bërë që Kafka të njihej si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit 20.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU