Franz Kafka: Ja pse bëjnë mëkate njerëzit…

Disa thënie të veçanta nga Franz Kafka në ObserverKult: “Jam i lirë dhe kjo është arsyeja pse ndihem i humbur”.

Franz Kafka (1883-1924) është një nga prozatorët më të fuqishëm të shekullit të XX, vepra e të cilit vazhdon të ketë ndikim edhe sot e kësaj dite në botën letrare.

Franz Kafka lindi në Pragë në një familje tregtare që i përkiste shtresës së lartë gjermanishtfolëse të këtij qyteti në periudhën e monarkisë austro-hungareze.

Pas studimesh juridike, u punësua në një shoqëri sigurimesh, ku qëndroi deri pak vite para vdekjes kur i shpërtheu sëmundja e turbekulozit.

Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie nga Franz Kafka:

“Ka dy arsye kryesore se pse njerëzit mëkatojnë, nga këto më pas mbërrijnë dhe arsyet e tjera: padurimi dhe plogështia”.

“Nëse gjen dikë që të bën të qeshësh; që interesohet vazhdimisht për ty nëse je mirë; që kujdeset për ty dhe kërkon më të mirën prej teje; që të do dhe të respekton; mos e lër të shkojë. Njerëz të tillë është e vështirë të gjenden”.

“Nuk ke pse largohesh nga dhoma jote. Qëndro i ulur në karrige dhe dëgjo. Ose mos dëgjo, thjesht prit. Rri i qetë, i vetmuar dhe i vendosur. Bota lirisht do ta ofrojë veten tek ty e pamaskuar, nuk ka zgjidhje tjetër”.

“Fillo me atë që është e drejtë, në vend që të nisësh me atë që është e pranueshme”.

“Ne jetojmë në një epokë, e cila është e pushtuar nga demonat, aq sa shumë shpejt do të bëjmë mirësi e drejtësi në fshehtësi, sikur të ishin krime”.

“Mos e humb kohën tënde duke kërkuar për ndonjë pengesë, ndoshta nuk ka asnjë”.

“Çdo gjë që do, ke për ta humbur, por në fund, dashuria do të të kthehet në një formë tjetër”.

“Ju lutem, më konsideroni si një ëndërr”.

“Unë jam një kafaz në kërkim të një zogu”.

“Jam i lirë dhe kjo është arsyeja pse ndihem i humbur”.

“Rinia është e lumtur, sepse e ka aftësinë për ta dalluar të bukurën. Çdokush që e ka aftësinë për të dalluar të bukurën, nuk plaket asnjëherë”.

Kafka - përgjigj
Franz Kafka

Rrallëherë i kënaqur me ato që shkruante, Franz Kafka pjesën më të madhe të krijimeve i ndërpriste ose i shihte si të papërfunduara.

Shumicën e dorëshkrimeve, ku përfshiheshin veç tregimeve të shumta tri romanet e papërfundura: “I humburi”, “Procesi” dhe “Kështjella”, bashkë me ditarët etj. ia la amanet që t’i digjte mikut të tij shkrimtar, Maks Brodit.

Por, Brodi nuk e respektoi këtë dëshirë: në disa botime, prej vitit 1925 e në vazhdim, ai i dha botës të plotë shkrimtarin që magjepsi lexuesin edhe në ditët tona e që ndikoi zhvillimin e letërsisë botërore si asnjë tjetër autor i shekullit të XX -të.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult

_________________________

Lexo edhe:


“IKI I NGOPUR NGA KJO JETË”: DJALI I KADRI ROSHIT KUJTON MES LOTËSH BISEDËN E FUNDIT TË BABAIT