ObserverKult ju sjell disa thënie të zgjedhura për dashurinë:
-Dashuri. Je një vëllim në një fjalë, një oqean në një lot, një qiell i shtatë në një shikim, një stuhi në një psherëtimë, një vetëtimë në një prekje, një shekull në një sekondë./Martin Farquhar Tupper
-Kam dashuruar deri në çmenduri: ajo që të tjerët quajnë çmenduri, për mua është e vetmja mënyrë të dashuruari./ Françoise Sagan
-Dashuria e vërtetë duke qenë e pafundme dhe e amshuar, nuk mund të mbarojë përveçse në amshim./ Aldous Huxley
-Dashuria është çmenduria e të mençurit dhe mençuria i të çmendurit./Samuel Johnson
-Dashuria është gjëja më e fortë dhe më e brishtë që kemi./Vanessa Paradis
-Dashuria është për guximtarët, çdo gjë tjetër është kopje./Barbara Alberti
-Dashuria është poezia e shqisave./ Balzak