Gjatë rrëfimit të tij në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, kompozitori i njohur, Zef Çoba deklaroi se ka dhimbje për muzikën që realizohet sot.
Ai e konsideroi muzikën e kësaj kohe si një zhurmë, pasi është e krijuar me teknologji dhe tinguj të manipuluar. Sipas Çobës, është gjë tjetër të dëgjosh një mandolinë, një kitarë apo një orkestër që vjen me tinguj akustik.
“Unë jam muzikant profesionist dhe kam një dhimbje se nuk e keni idenë se sa keq i bëjnë. Janë dy gjëra, një në radhë të parë, është përmbajtja muzikore dhe poetike. Më lejoni të them dhe diçka tjetër, është dhe standardi i të dëgjuarit, ajo muzikë është zhurmë. Krejt tjetër është të dëgjosh një mandolinë, një firzamonikë, një piano, një kitarë, një violinë, një orkestër që vjen me tinguj akustik dhe krejt tjetër është një teknologji që vjen me tinguj të manipuluar, që vjen boom, boom.
Para disa vitesh, po organizoja një sërë aktivitetesh në kinema Milenium pasi u rikonstrukturua në Shkodër. Duke dalë, thotë njëri: ‘Bukur, bukur, po po nuk e dëgjova frekuencën vam vam…’. I thash është muzikë për shpirtin dhe shijen estetike”, u shpreh ai./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
KOMPOZITORI I NJOHUR, ZEF ÇOBA FLET HAPUR: KËNGËN “SHERBELO” MA VODHI PRODUCENTI I “MISS GLOBE”
Kompozitori i njohur, Zef Çoba ka folur hapur në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News. Ai ka zbuluar një ndër rastet e shumta kur i vodhën një këngë. Bëhet fjalë për hitin “Sherbelo”, që është hiti i tij “Djali i Kumbarës” e ndërthurur me motivin e këngës folklorike.
Çoba tregoi se ai që ia ka vjedhur këtë këngë është producenti i “Miss Globe”, i cili e bëri pjesë të spektaklit të tij, pa e publikuar vetë akoma.
“Këngën ‘Djali i Kumbarës’ unë e bëra me porosi të Nikollë Nikëprelaj dhe ime shoqe më kishte dëgjuar duke krijuar, por ajo çfarë habia ka qenë ‘Miss Globe 2004’ dhe një katërshe, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Eranda Libohova dhe Evis Mula e paraqitën si një kolazh “Sherbelo”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult