Kam frikë t’i tregojë ëndrrat e mia

Nga Silvana Begaj

Kam frikë t’i tregojë ëndrrat e mia. Mi marrin, mi tjetërsojnë dhe më çojnë në bankën e të akuzuarve. Kam frikë mos flas në gjumë dhe më dëgjojnë. Ëndrrat janë e vetmja gjë që kam.
Për gabime të shumta të shtetit të ëndrrave duhen fajtor. Nuk dua të fajësohem une vetëm sepse ëndërroj jashtë kornizave. Në vendin e ëndrrave, ëndrrat vidhen. Prandaj duhet të mësojmë të mos flasim me zë të lartë. Ekziston një fletore të madhe që mban shënim gjithçka diku atje lart.

Fajtorët duhet patjetër të jenë të besueshëm.

Nuk mund të akuzosh fajtorin e vërtetë. Nuk e beson njëri. Duhet patjetër një i pafajshëm. Ai, i habitur që gjendet aty, do gaboj në cdo gjë. E ka kapur faji të papërgatitur. Është tamam në pozicionin e të qenit fajtor.

Çuditërisht nuk flet njëri për zgjidhje. As për gabime njerëzore, por klasifikohen si gabime djallëzore dhe kryqëzojmë të parin të dobët që gjejmë.

Shpesh të joshin. Janë marifete të të mëdhenjve. Të ofrojnë parajsën dhe ëndrra të përjetshme. Kush mund te thojë Jo? Është e thjeshtë të biesh në atë kurth. Është deri diku normale, të jep të ashtuquajturën Famë. Ti, nga një njëri i panjohur padashje rrethohesh nga mijëra të tjerë.
Nga një ëndërrimtar je kthyer në të ëndërruar. Të gjithë të kanë zili dhe ti e di, e ndjen! Me një dorë ti mund të thërrmosh një gur. Kjo të jep forcë.

Njerëzit të marrin Kohën dhe ti nuk mund as të mendosh. Mendon se ke miq të cilët deri diku të kanë zili, por kanë nevojë të jenë rrotull teje.

Nuk ke më frikë dhe bën gabime më lehtësisht. Zhytesh cdo ditë e më shumë në të tilla puse, sepse ti tashmë je ai qe nuk ishe më parë.
Në fakt fama të kapi padashje dhe ti as vetë nuk e di pse je aty. Cdo ditë e më shumë ndjen shkëlqimin tënd ndricues dhe verbues deri kur shikon që fletorja e shënimeve nuk ka kursyer as ty.
Të zë tmerri. Urren veten dhe do jetën që kishe, por shumë vonë. As nuk kthehesh dot më ku ishe dhe as nuk rri dot ku je. Je vetëm! Miqtë të zhduken si me magji. Të urrejnë dhe të largojnë për të njëjtat arsye për të cilat të ishin afruar më parë. Kjo është e mallkuara famë boshe.
Vret mendjen përsëri si u ule në atë karrige. Ku nisi gjithçka? Por asgjë nuk të vjen në mendje sepse e di që skishe asgjë të vecantë përvec se ëndërrove brenda kornizave.
Mendon se u tregove i zgjuar? Qesh se si me pak marifete arrite atje ku nuk duhej te ishe? Ndërkohë fletorja shkruan! Dhe kur të vi verdikti final do doje të kishe rënë sikur të mos ishe ngritur kurrë. Edhe sikur të mbijetosh ”Turpi” do të përvëloj fytyrën gjithë jetën. Turpi është më shkatërrues se dashuria apo vdekja.
Do rrish dhe do shikosh nga xhami i dritares se si akuzohen të tjerët të cilët akoma nuk e kanë mësuar që historia ka tendencën të përsëritet dhe ne të përsërisim gabimet.