Kam humbur ndjenjën e kohës; di vetëm se tashmë nuk jam më vetëm..

Pearl Buck @ 80rth birthday, 1972

Nga Pearl S.Buck

Nobeliste (1938)

Me çfarë fjalësh të të them, motër, si filloi nderimi për burrin tim? A jam e sigurt kur zemra e tij filloi të zgjohej? Ah! Si mund ta bindë dielli tokën e ftohtë, që në pranverë, t’ua hap zemrën luleve? A është e mundur që deti ta kuptojë se është i tërhequr nga hëna?

…Kam humbur ndjenjën e kohës; di vetëm se tashmë nuk jam më vetëm, se aty ku është ai është vatra ime. E kam harruar shtëpinë e nënës sime. Gjatë ditës, në orët kur burri im është larg, nuk bëj gjë tjetër veçse mendoj për fjalët e tij.

Kujtoj sytë e tij, fytyrën e tij, lakoren e buzëve të tij, prekjen e lehtë të dorës së tij në dorën timen, kur, së bashku, hapim faqet e librit, në tryezën ku ulemi. Natën, kur jemi vetëm, e shikoj me bisht të syrit, me dëshirën për të përfituar nga mësimet që më jep me ndihmën e librit.

Nuk pushoj së menduari për të. Jam e dehur prej tij, pikërisht si ajo që më ndodh në pranverë, kur lumi pushton kanalet e shkretuara nga dimri dhe endet nëpër tokë, duke bartur kudo filizat e jetës dhe frutat.

Fragment nga vepra: Era e Lindjes, era e Perëndimit (1930)

Përktheu: Bajram Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

PËRKTHYESI DHE PËRKTHIMI, NGA BAJRAM KARABOLLI

Nga Bajram Karabolli

Natyrisht, një lexuesi me kulturë, kur lexon një libër artistik të përkthyer, i lind pyetja se sa besnik duhet të jetë përkthyesi në përkthim. Por brenda kësaj pyetjeje ka pyetje të tjera: Besnik ndaj kujt?: Ndaj origjinalit të tekstit, domethënë ndaj autorit, apo ndaj gjuhës ku e çon, domethënë ndaj lexuesit? Më përmbledhtas: Sa të vërtetë ka në thënien e famshme: “Traduttore, traditore”?

Sipas Franz Rosenzweig përkthimi është një zanat prej shërbëtori. Qysh këtu lind drama e përkthyesit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult