Kam nevojë për ty veç sonte… e shkumja jem…

arjola zadrima

Nga Arjola Zadrima

Nuk e di çka më dhemb ma fort, koha që ikë apo ne që nuk i ikim kohës. Kthej shpesh kryet diku në një qoshk ku mblidhen edhe kujtimet. Herë të gjej e herë jo. Nervozizmi asht diçka e jemja, ti më njeh, por mbi tana ndjeshmëria asht e të dyve nga pak.

Edhe një çap asht vjeshtë, kjo verdhinë zemrash të përkulshme, të brishta mbi të gjitha të vetmueme. Këto vetmitë tona po t’i mbledhim simbas mënyrës teme dalin nji, por ti e din unë e matematika kemi kenë përherë rivale në kohë.


Ka një vjeshtë para 20 vitesh që nuk më priti, që nuk më zgjati që nuk erdhi. Kjo vjeshtë asht mangut në radhitjen e kujtimeve. Megjithatë unë kam fillu më harru, merre me mend, zgjohem harroj ku kam lanë librin, lidhëse e flokëve, shpesh vesh këmishën e vjetër te najlonit se harroj ku kam lanë të renë. Jam kaq e lidhun me të vjetrën sa ende ruej do letra të verdha tashma ahahahaaa dashuria në kohën e kolerës, por mos me idhnue Markezin po i thojmë në kohën e vjeshtës.

Në jetën teme ti ishe një stinë, stina e ringjalljes, së kryqit tem, së zemrës teme dhe të vërtetës së përjetshme. Ishe i tillë mbasi një urë me të tashmen mbas 20 vitesh asht veç stina.
Nejse ti e din që unë mesazhet i zgjas si roman e sot për çudi kam me të thanë, kaq shumë sa duhet nji natë e tanë me rrzue malin që mbaj në gjoks.

Por pikërisht sonte unë s’mundem, nuk kam ma të voglën dëshirë me kja mrenda krahëve tuj ku ndihem si në shpi. Ka nji natë ku unë kam nevojë veç për dashni, kam nevojë për një ti që s’ka frikë prej kësaj grues dinake, të çmendun, idhnake e ….Kam nevojë për ty, sonte ku hana asht e plotë dhe eklipsi bjen mbi ne të dy, po veç sonte kam nevojë për ty, e shkumja jeme, koha që s’kthehesh veç dehesh me sytë e mi si dikur…

Çdo histori ka dy njerëz që duhen pak-pak ma shumë se të tjerët që janë bashkë!

ObserverKult


Lexo edhe:

ARJOLA ZADRIMA: MË PASKA MARRË MALLI ME T’PUTH N’BALLË