Kam vuajtur shumë, jam plagosur e zhgënjyer, por megjithatë kam dashuruar…

Alfred dë Mysé, poet dhe prozator romantik francez:

“Gjithë burrat janë gënjeshtarë, të paqëndrueshëm, fallco, llafazanë, hipokritë, sedertarë dhe të poshtër.
Gjithë gratë janë të pabesa, artificiale, vanitoze, kurioze dhe të shthurura. Bota është një gjiriz i pafund ku foka me forma nga më të çuditshmet hiqen zvarrë mes malesh prej lluce.
Por ka në botë një gjë të shenjtë dhe sublime e cila është bashkimi i dy prej këtyre qenieve kaq mëkatare e të frikshme. Jemi zhgënjyer shpesh në dashuri, jemi plagosur e ndjerë shumë herë fatkeqë; por ama gjithmonë kemi dashuruar. E, kur ka ardhur koha të ndodhemi buze varrit, kemi kthyer kokën pas dhe i kemi themi vetes:
“Kam vuajtur shumë herë, shpesh jam zhgënjyer, por megjithatë kam dashuruar. Jam unë ai që kam jetuar jetën time e jo një krijese e rreme krijuar prej sedrës dhe mërzitjes sime ” … / ObserverKult