ObserverKult ua sjell disa thënie nga Immanuel Kant:
“Përvoja pa teorinë është e verbër, por teoria pa përvojë është një lojë intelektuale e mirëfilltë”.
“Kush është mizor ndaj kafshëve, është po aq i pandjeshëm edhe ndaj njerëzve”.
“Vepro në atë mënyrë që, parimi juaj i veprimit të bëhet vetvetiu një ligj për të gjithë botën”.
“Lumturia nuk është një ideal i arsyes, por i përfytyrimit”.
“Është e domosdoshme që unë të jetoj i lumtur, por është e domosdoshme që sa të jetoj, të jetoj me nder”.
“Papjekuria është paaftësia që dikush të përdorë inteligjencën e vet, pa u udhëhequr nga dikush tjetër”.
“Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë”.
“Arsyeja njerëzore përshkohet nga pyetje që nuk mund t’i injorojë, pas i janë parashtruar nga natyra e vetë arsyes, kundrejt të cilës sidoqoftë nuk mundet të japë përgjigje, sepse ato kalojnë të gjitha aftësitë e arsyes njerëzore”.
“Mund ta njohësh zemrën e një njeriu, edhe nga mënyra se si i trajton kafshët”.
“Mendimet pa përmbajtje janë të zbrazëta. Frymëzimet pa koncepte, të verbëra”.
ObserverKult
______________________
Lexo edhe:
TË DUA SEPSE MË DHE DASHURINË- E DUA DASHURINË SEPSE MA DHE TI
ObserverKult ju sjell disa thënie për dashurinë nga autorë të ndryshëm:
Kush vjen për mirë troket në derë; kush dashuron, derën e gjen të hapur./Tagora
Dashuria i ka ligjet e veta të zhvillimit, stinët e veta jetësore si lulja, jeta e njeriut.
Ajo ka pranverën e hershme, verën e nxehtë dhe, pas tyre, vjeshtën e cila për disa është e nxehtë, e ndritshme dhe frytdhënëse, ndërsa për disa të tjerë e ftohtë, e zymtë dhe e mjerë./Bjelinski
Nuk është vështirë të dashurosh, vështirë është ta shprehësh atë./Myse
Më duket se mund të dashurojnë shumë vetëm ata që dinë dhe të urrejnë shumë. /Cezari
Të dua sepse më dhe dashurinë. E dua dashurinë sepse ma…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult