Të dua sepse më dhe dashurinë- e dua dashurinë sepse ma dhe ti

ObserverKult ju sjell disa thënie për dashurinë nga autorë të ndryshëm:

Kush vjen për mirë troket në derë; kush dashuron, derën e gjen të hapur./Tagora

Dashuria i ka ligjet e veta të zhvillimit, stinët e veta jetësore si lulja, jeta e njeriut.
Ajo ka pranverën e hershme, verën e nxehtë dhe, pas tyre, vjeshtën e cila për disa është e nxehtë, e ndritshme dhe frytdhënëse, ndërsa për disa të tjerë e ftohtë, e zymtë dhe e mjerë./Bjelinski

Nuk është vështirë të dashurosh, vështirë është ta shprehësh atë./Myse

Më duket se mund të dashurojnë shumë vetëm ata që dinë dhe të urrejnë shumë. /Cezari

Të dua sepse më dhe dashurinë. E dua dashurinë sepse ma dhe ti./Bodleri

Nga gjithë pasionet, dashuria është më e fuqishmja, ajo në të njëjtën kohë sulmon zemrën, kokën dhe vetëdijen./Volteri

Pas dashurisë nuk ka gjë tjetër, veç vdekjes. /Immanuel Kant

Të dua sepse më dhe dashurinë. E dua dashurinë sepse ma dhe ti./Bodleri

ObserverKult

————————————————————————————-

LEXO EDHE: 50 thënie frymëzuese për jetën dhe suksesin nga Gëte

Johan Volfgang von Gëte (Johann Wolfgang von Goethe) ishte jo vetëm shkrimtar, por edhe piktor, shkencëtar, biolog, fizikant teorik, dhe dijetar.

Johan Volfgang von Gëte është konsideruar si një nga figurat më të mëdha në letërsinë perëndimore.

“Fausti” i tij është quajtur një nga veprat më të mëdha dramatike të letërsisë moderne evropiane.

Drama poetike “Fausti”, 1808 është ende duke u lexuar dhe studiuar gjerësisht dhe sot.

Në vepër trajtohet sesi njeriu ia shet shpirtin djallit për hir të një dashurie, dhe që në fakt, përbën një betejë të vështirë të gjatë ndërmjet njeriut dhe djallit.

Johan Volfgang von Gëte, një nga poetët më të mëdhenj në Gjermani dhe Evropë, ka ndikuar thellësisht në historinë e letërsisë dhe mendimit evropian.

50 thënie më frymëzuese për suksesin në jetë nga Gëte:

1- Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda.

2- Njerëzit përçmojnë atë që s’e kuptojnë.

3- Pasuria është diçka që mund të ndihmojë në jetë, por jeta nuk është diçka që kalohet për të grumbulluar para.

4- Nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim.

5- Idetë e guximshme janë si lëvizjet e shahistëve që mund të sjellin humbjen e lojës, por krijojnë rastin për të filluar një lojë të re, e cila mund të fitohet.

6- Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet.

7- Njeriu fisnik i bën për vete njerëzit fisnikë, dhe di si të mbështetet tek ata.

8- Njeriu e vë veten në nivelin me të cilin të tjerët e vlerësojnë.

9- Një jetë e padobishme është një vdekje e hershme.

PËR MË SHUMË THËNIE KLIKONI KËTU