Çka duhet bërë për të qenë i lumtur? Kjo ishte përgjigja e Immanuel Kantit

Filozofi gjerman, Immanuel Kant, mbetet ndër filozofët më të shquar të të gjitha kohëve. Vepra e tij “Kritikë e arsyes së kulluar” shënon pikë-kthesën qendrore në historinë e filozofisë dhe fillimin e filozofisë moderne.
Por kësaj radhe nuk do të flasim për veprën e tij.

ObserverKult ju sjell disa thënie nga Immanuel Kant që mund të shijohen edhe nga mendjet e ‘pastërvitura’ me lexime të rënda:

Ai që e bën veten krimb, nuk mund të ankohet pastaj kur të tjerët shkelin mbi të me këpucë.

Më është dashur ta refuzoj njohjen, për të t’i bërë vend besimit.

Njeriu duhet të jetë i disiplinuar, sepse për nga natyra ai është i papërpunuar dhe i egër.

Kush është mizor ndaj kafshëve është po aq i pandjeshëm edhe ndaj njerëzve.

Rregullat e lumturisë: diçka për të bërë, dikë për ta dashuruar dhe diçka për të shpresuar.

Vepro duke e konsideruar njerëzimin, si tek vetja si tek të tjerët, gjithmonë si qëllim, kurrë thjesht si mjet.

Ata që thonë se bota do të shkojë gjithnjë siç ka shkuar deri sot, kontribuojnë që parashikimi i tyre të dalë i vërtetë.

E gjithë dija jonë fillon me shqisat, vazhdon pastaj tek kuptimi dhe mbaron me arsyen. Nuk ka asgjë më të lartë se arsyen.

Përvoja pa teorinë është e verbër, por teoria pa përvojë është një lojë intelektuale e mirëfilltë.

Lumturia nuk është një ideal i arsyes, por e përfytyrimit.

Papjekuria është paaftësia që dikush të përdorë inteligjencën e vet, pa u udhëhequr nga dikush tjetër.

Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë.

Nuk është vetëm vullneti i Zotit që na bën të lumtur, por ne duhet ta bëjmë veten tonë të lumtur.

Është e domosdoshme që unë të jetoj i lumtur, por është e domosdoshme që sa të jetoj, të jetoj me nder.

Përgatiti U.V/ ObserverKult


Lexo edhe:

A PO DIMË TË RUAJMË DASHURINË DHE MARRËDHËNIET MES BREZAVE?