Kaprolle e bardhë, e bukur.
Bredh, kërcen, ia shkel synin dritës,
dhe ia plas sytë.
Po aq sa dritës, ia plas sytë
edhe prillit, majit,
dhe secilit muej, secilës ditë.
E bukur, rrezëllitëse, nga agimi n’agim.
E pakapshme si frymë e malit.
Largas t’ban me e dashtë,
largas t’ban me e dëshirue
me shpirt, me zemër.
Largas t’pushton, me hire, me dritë.
T’pushton me gjithë ç’je,
t’ban me mendue se po e ze,
po asnjiherë, asnjiherë, s’t’le me e zanë
ajo kaprolle, a vegim, a zanë.
E dëshirueshme, e paarritshme…
si poezia… që… prej drite lind…
ObserverKult
Lexo edhe: