Karnavalet e Shkodrës, tradita vijon prej vitit 1860 (Video)

Për herë të parë Karnavalet në Shkodër u zhvilluan në vitin 1860 dhe kjo traditë po vijon ende edhe sot.

Më shumë se të gjithë, janë fëmijët ata që e përjetojnë këtë festë.

Organizatori Gjon Stefa thotë se karnavalet kanë një mesazh tjetër në këtë edicion.

“Kemi bërë vazhdimisht kritika, por për fat të keq s’po na e ve veshin kush”-shprehet organizatori Gjon Stefa.

Nëpërmjet humorit me bejta, shkodranët kanë edhe dy dëshira për këtë vit./topchannel

ObserverKult


Lexo edhe:

KORÇA E VITEVE ’30: KUR KARNAVALET FESTOHESHIN ME VESHJE KOMBËTARE

Pamjet e mëposhtme, janë shkrepur nga dora e fotografit të shquar korçar, Vani Burda. Ato janë të nxjerra nga negativet e vetë autorit, të realizuara në ditë karnavalesh në qytetin e Korçës.

Ajo që bën çudi janë fustanellat e veshura nga djem dhe vajza të reja. Tashmë kjo veshje nuk shihet më si e përditshme por si një suvenir i së shkuarës duke humbur shenjtërinë e dikurshme për shkak të adoptimit të modernes dhe duke marrë trajta me spontane.

Vani Burda lindi në Korçë më 1875, në një familje me tradita në çështjen kombëtare, daja i tij ishte patrioti i njohur, Nikolla Naço -“kryeveterani i lëvizjes tonë në Rumani”- siç e quan atë poeti Lasgush Poradeci. Ungji e tërhoqi nipin (Vanin) në Rumani, ku në kapërcyell të shekujve XIX e XX, shkonin shumë shqiptarë, sidomos nga zona e Korçës.

Shqiptarët e mërguar, qysh në vitin 1884, kishin krijuar në Rumani, shoqërinë e tyre atdhetare “Drita”, e cila përveç veprimtarive të ndryshme kishte arritur të shtypte edhe libra në gjuhën shqipe.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult