Kastriot Tusha & Julian Gjojdeshi: Për hir të dashurisë (Teksti dhe kënga)

Sa më shumë që të mendoj, jetën time dhe më pak jetoj
të vërtetën shoh me sy por nuk mundem ta pranoj
jam i ulur në mes ferrit e parajsës
dhimbjes unë po i këndoj.

Ma dërgo në shpirt një rreze dielli
ma dërgo për hir të dashurisë
prapë unë dua të të shoh akoma
të të puth pa fund, ti zemrën ngrohma.

Era jote më nuk fryn, lulet i ka zënë trishtimi
Në oborr të shpirtit tim, pak nga pak ka ardhur dimri
Jam i ulur në mes ëndrrës edhe zgjimit
Duke pritur natën të mbaroj.

Ma dërgo me shpirt një rreze dielli
Ma dërgo për hir të dashurisë
Prapë unë dua të të shoh akoma
Të të puth pa fund, ti zemrën ngrohma.

Era jote më nuk fryn, lulet i ka zënë trishtimi
Në oborr të shpirtit tim, pak nga pak ka ardhur dimri
Jam i ulur në mes ëndrrës edhe zgjimit
Duke pritur natën të mbaroj.

Ma dërgo me shpirt një rreze dielli
Ma dërgo për hir të dashurisë
Prapë unë dua të të shoh akoma
Të të puth pa fund, ti zemrën ngrohma