Kastriot Tusha & Shkelzen Jetishi: Më shikon me buzë në gaz (teksti dhe kënga)

Më shikon me buzë në gaz… këndojnë Kastriot Tusha & Shkelzen Jetishi

Më shikon me buzë në gaz
sikur don me fol me mu
Unë me ty moj s’do të flas
oh, moj xhan,
nuk po mundem me duru.

Sot të pashë moj tuj kalu
O, veshur për bukuri
Më pikëlojnë dy sytë e shkrumë
oh moj xhan
Më ke prek n’dashuri.

Flokët m’i ke lëshu gërshetë
si kunorë lule me ar
askërkush moj s’ti gërget
Oh moj xhan,
nji petrit, nji djalë beqar.

ObserverKult

——————————————————————————————-

LEXO EDHE:

Eli Fara & Kastriot Tusha: Një tjetër tani dashuron… (teksti dhe kënga)

A e mban mend kur më ke parë, tani mua s’më kujton
gjithë gëzimet i harrove, dhe një tjetër dashuron.
Mos pandeh se s’gjej një tjetër, që ta ketë syrin e zi
veç buzëqeshja jote e ëmbël
më treti më bëri hi, më treti më bëri hi.

Ti mos pandeh se s’gjej një tjetër
që ta ketë syrin e zi ,
veç buzëqeshja jote e ëmbël
më treti më bëri hi, më treti më bëri hi.

Ti mos pandeh se s’gjej një tjetër
që ta ketë syrin e zi ,
je e vogel ke të drejtë prandaj zë e mban mëri,
prandaj zë e mban mëri.

Ç’u u fishkën lulet e para, por të ngrohta janë në gji
të pres k’ta të mbuloj dëbora, tani vjen behar i ri.

Ëndërrova shumë gjatë dhe pandeh sikur fle
hap’ sytë dhe zgjohu asgjë tjetër ti nuk le.

A e mban mend ti kur më ke parë, tani mua s’më kujton
gjithë gëzimet ti harrove, dhe një tjetër dashuron.

Ti mos pandeh se s’gjej një tjetër
që ta ketë syrin e zi ,
je e vogel ke të drejtë prandaj zë e mban mëri,
prandaj zë e mban mëri. Tani vjen behar i ri.

ObserverKult

————————————————————————–

LEXO EDHE: Kastriot Tusha: Mendoja, mendoja mes dhimbjesh kujtoja… (teksti dhe kënga)

Në moshën e dashurisë
kur isha 20 vjeç,
me dhimbje mora rrugën
vasho për në kurbet,
me dhimbje mora rrugën
vasho për në kurbet…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU